“Parodistët e Vlorës” janë ndër humoristët më të dashur për publikun shqiptar.

Afrim Agalliu dhe Agron Hamo ishin të ftuar në “Xing me Ermalin” këtë të shtunë. Në pamundësi për të qenë prezent fizikisht në studio, dy anëtarët e tjerë Mane Lumani dhe Muhamet Lika u bënë pjesë e emisionit përmes një lidhje live me “Skype’.

Gjatë emisionit, moderatori Ermal Mamaqi i drejtoi një pyetësor 4 anëtarëve të grupit përmes të cilit zbuloi gjëra që ata nuk i kishin thënë më parë.

Ata po ashtu treguan edhe histori të shkurtra për njëri-tjetrin, të cilat u pëlqyen shuam dhe u duartrokitën gjatë nga publiku.

/tvklan.al