Ky filmim i kamerave të sigurisë tregon momentet e flakëve të para të zjarrit tragjik që shpërtheu në fund të Korrikut në zonat bregdetare pranë Athinës.

Në pamjet e publikuara nga e përditshmja ‘Kathimerini’, duket qartë intensiteti i tymit që shtohet me përhapjen e flakëve. Në kamera shfaqet orari i xhirimeve, rreth orës 16:30.

Dyshimet janë se vatrat e shfaqura më 23 Korrik mund të jenë shkaktuar nga banorët e zonës, të cilët mund t’i kenë vënë flakën barit ose mbeturinave. Zjarri më pas mori përmasa të mëdha i nxitur nga erërat e forta që arritën në mbi 120 km/orë. Flakët i morën jetën 96 personave, mes të cilëve edhe një shqiptari që banonte në zonë. Zjarri u përhap në një hapësirë të madhe duke djegur mbi 1 mijë ndërtesa.

Tv Klan