Publikohen për të parën herë xhirime nga operacioni për nxjerrjen e 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre të futbollit, që mbetën të bllokuar për më shumë se 2 javë në një shpellë malore në veri të Tajlandës.

Zhytësit zbuluan se të shumicës së fëmijëve iu dhanë ketaminë, qetësues të fuqishëm që përdoren për anestezi, për t’ju hequr atyre frikën. Për këtë arsye, shumica ranë në gjumë. Pjesa tjetër qëndruan thuajse të pavetëdijshëm.

Krahas veshjes së veçantë për zhytje të pajisur edhe me maskë oksigjeni, fëmijët dhe trajneri u transportuan nën ujë përmes një gjysmëtubi gome të lidhur me litarë të fortë.

Ndërsa këto janë pamjet e para nga salla, ku 12 fëmijët dhe trajneri do të qëndrojnë të izoluar për 10 ditë, derisa t’u largohet rreziku i përhapjes së infeksioneve.

Por mediave u ka tërhequr vëmendjen njëri prej fëmijëve, ky 14-vjeçar. Adul Sam-on, refugjat nga Birmania zotëron 5 gjuhë të huaja, ndër të cilat anglisht. Ai ndërmjetësoi në komunikimin mes fëmijëve dhe zhytësve të huaj, të cilët luajtën rolin kryesor në nxjerrjen e tyre nga shpella.

Tv Klan