Video + Foto/ Si vidhte banda e shqiptarëve në Athinë

Posta

Video + Foto/ Si vidhte banda e shqiptarëve në Athinë

12:17 22/09/2017

Policia greke ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë se si anëtarët e bandës shqiptare në Athinë vidhnin qytetarët në stacionet e metrosë dhe në aeroport.

Në dosjen hetimore thuhet se anëtarët e bandës përziheshin në turmën e qytetarëve dhe u vidhnin atyre portofolat, celularët dhe sende të tjera personale.

Në video shihen personat me rreth të kuq, të identifikuar nga policia greke si anëtarë të bandës. Disa prej tyre qëndrojnë në platformën e metrosë dhe sillen sikur nuk e njohin njëri-tjetrin.

Ndërkohë, të gjitha veprimet e anëtarëve të bandës mbikëqyren nga drejtuesja e tyre, një 36-vjeçare shqiptare e quajtur Fatmira Cami. Ajo përdor edhe dy emra të tjerë, Romina dhe Antonia. 36-vjeçarja tashmë ndodhet prapa hekurave. Në këtë bandë të përbërë nga 49 anëtarë, ku shumica 40 janë shqiptarë, Fatmira drejtonte së bashku me një 32-vjeçar shqiptar. Prej 10 vitesh, banda e grabitësve funksiononte në mënyrë aktive.

Policia ka publikuar edhe fotot e anëtarëve të bandës, tashmë të arrestuar. Hetuesit grekë thonë se deri tani janë dokumentuar 700 vjedhje, ndërsa dyshohet se ka kryer 4 mijë raste të vjedhjeve. Bashkë me Fatmirën, banda drejtohej edhe nga një 32-vjeçar shqiptar. Fitimet ishin marramendëse.

Fatmira paguante edhe disa efektivë policie të korruptuar për t’u siguruar mbrojtje anëtarëve të tjerë. E gjithë skema e funksionimit të tyre është zbardhur nga policia greke. Banda e kishte përqëndruar aktivitetin e saj kryesisht në aeroportin e Athinës dhe në stacionet e metrosë gjatë orareve të mëngjesit kur njerëzit shkonin në punë dhe pasdite kur ktheheshin nëpër shtëpi

40 shqiptarët e bandës së grabitësve (+10 të tjerë janë të huaj):

1-Fatmira Cami

2-Amarildo Kostandini

3-Andrea Profka

4-Erald Kaduni

5-Kozma Thanasko

6-Okland Berberi

7-Gerasimo Korkuti

8-Mariglen Mellaraj

9-Aleksander Lalaj

10-Petri Pojani

11-Elton Lasi

12-Astrit Malasi

13-Enkeljon Velaj

14-Fatmir Metaj

15-Fatri Hodollari

16-Arjan Sulaj

17-Spiro Murrizi

18-Janis Balla

19-Hektor Ligataj

20-Miri Lekataj

21-Fatmir Mana

22-Aleksandër Daja

23-Rubens Ristani

24-Romario Gjoka

25-Agron Mema

26-Enis Myrtollari

27-Armando Manaj

28-Florenc Gjordeni

29-Leonardo Jonusi

30-Odise Selimi

31-Armand Peshku

32-Enerida Konstandini

33-Ermal Malasi

34-Piro Lico

35-Xhorxhi Duda

36-Suzana Rrapaj

37-Kristaq Shuli

38-Eriton Habili

39-Viola Hoxha

40-Lazar Ranxhia 

/

tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi