Një zjarr masiv ka rënë në një banesë të braktisur në lagjen “18 Tetori” në Lushnje. Sipas zjarrfikësve të qytetit mësohet se flakët mund të jenë shkaktuar me qëllim, pasi banesa prej kohësh ishte e pa banueshme.

Deri tani mësohet se nga zjarri është djegur gjithçka, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Sipas Klan News zjarrfikësit kanë neutralizuar flakët dhe po bëjnë kontrolle që të mos rrezikohen banesat e tjera./tvklan.al