Donald Tramp po vuan efektin bumerang të deklaratave të tij. Pasi sulmoi hapur ish-miss Universin, Alicia Machadon, për të cilën tha se ajo në të shkuarën ka qenë pjesë e një videoje pornografike, kandidati republikan për president shfaqet pikërisht në një video me pullë të kuqe, e kompanisë amerikane “PlayBoy’.

Tramp është pjesë e një skenë ku hap një shishe shampanjë në praninë e modeleve të “PlayBoy-t”.

Mediat amerikane shkruajnë se në video Tramp luan rolin e një sipërmarrësi nga Nju Jorku, dhe reciton fjalinë “Bukuria është bukuri”.

Ish-mis Universi, Alicia Machado, u përmend edhe nga rivalja e Trump, Hilari Klinton, gjatë debatit presidencial, ku ajo e akuzon miliarderin se ka një sjellje fyese me gratë dhe i kujton se e ka quajtur Machadon, “mis derrkucja”.

Së fundi edhe “USA Today”, e përditshmja e tretë në SHBA për nga tirazhi, doli kundër kandidatit republikan, duke dalë me një editorial të drejtpërdrejtë ku përshkruante Trampin si të papërshtatshëm për të qenë president./TV KLAN