Shpesh herë kur bëhet fjalë për kujdesin dhe këshillat që u duhet dhënë fëmijëve, “pesha” më e rëndë u bie nënave, por në këtë video demonstrohet e kundërta.

Në video shfaqet një baba i cili motivon vajzën e tij të vogël çdo mëngjes, përpara se ta dërgojë atë në shkollë.

Kjo video është bërë “hit” në internet, pasi ky baba i mrekullueshëm merret çdo ditë me vajzën e tij dhe para se ta dërgojë në shkollë, ata kanë “ritin” e tyre të vetëbesimit.

Babai flet, vajza e vogël i përsërit fjalët që i ati i saj thotë.

 “Jam e fortë”,

“jam e zgjuar”,

“unë punoj shumë”, “unë jam e bukur”, “unë jam e respektueshme” “nuk jam më e mirë se ndokush”, “ askush nuk është më i mirë se unë”, “unë jam e mahnitshme”, “unë jam e mrekullueshme.” 

Duke e mbyllur me një puthje.

Këto janë frazat që ata nuk harrojnë t’i thonë çdo ditë para pasqyrës, për të nisur më pas ditën me angazhimet e saj./tvklan.al