Kjo video është bërë virale në internet. Një burrë i plagosur dhe me thikë të ngulur në kokë, është filmuar duke ecur në rrugë. Ngjarja është regjistruar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë, 36-vjeçari ishte përleshur me disa persona pasi kishte ndërhyrë për të mbrojtur një grua. Nuk dihet lidhja e tij me gruan në fjalë, por pas konfliktit verbal me autorët e paidentifikuar të cilët i rrëmbyen çantën zonjës, u qëlluan me thikë kuzhine.

Ai ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit nga goditjet me mjete prerëse. Ndërsa shihet se ka të ngulur në kokë një thikë. Dëshmitarët, por edhe përdoruesit e rrjeteve sociale, kanë mbetur të habitur nga fakti se si 36-vjeçari vazhdonte të ecte dhe të qëndronte në këmbë, edhe pse kishte një thikë të ngulur në kokë.

Ai shihet teksa shkon me këmbët e tij drejt ambulancës për të marrë ndihmë mjekësore. Mjekët thanë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Sa i përket autorëve të ngjarjes, policia amerikane nuk ka arrestuar ende asnjë të dyshuar dhe po vijon hetimet. /tvklan.al