Sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ishin të ftuar trupa e aktorëve shqiptarë e serbë për shfaqjen “Gishti”, që ka premierën ditën e shtunë në Teatrin Eksperimental.

Për fat të keq, në emision mund të vinin vetëm dy prej aktoreve.

Arjan Çani zhvilloi një bisedë telefonike me Kiço London, drejtorin e Teatrit Eksperimental, i cili i shpjegoi se nuk ishte në dijeni për mosprezencën e aktoreve serbe në emision pasi kishte qenë në spital pasi Ada e marketingut ishte rrëzuar në skenë dhe kishte thyer dhëmbët.

Kiço Londo: “Është sëmurë, është në spital”.

Arjan Çani: “Ka thyer Ada dhëmbët? Pra është rrëzuar? Është në spital”?

Kiço Londo: “Është në spital, është rrëzuar sot te teatri, ka thyer dhëmbin, ka krisur nofullën, ka vrarë këmbën”.

Arjan Çani: “Po serbet pse s’më erdhën në emision”?

Kiço Londo: “Po nuk e kuptova, nuk e di”.

Arjan Çani: “Çfarë s’po ndodh këtej nga teatri, do prishet godina, Adës i thyen dhëmbët”.

/tvklan.al