Këtë të shtunë pas thuajse dy vitesh transmetim në Tv Klan, përfundon një nga serialet më të ndjekura, “Fate të kryqezuara”. Seriali që ka mbajtur të mbëthyer me hisotrinë e tij shikuesit shqiptarë do të ketë episodin e tij të fundit në orën 20:05 të kësaj të shtune.

Albert Dumani Drejtor i Programacionit në Tv Klan ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, nga ku zbuloi detaje rreth serisë së fundit të serialit. Dumani tha se aktorët kryesorë të seialit, Xhihani dhe Dilara do të përfundojnë bashkë dhe do të rimartohen.

“Dihet tashmë që serialet turke shquhen për fundet ku nuk është e thënë të jenë gjitmonë “happy end”, siç janë ato amerikane. Megjithatë tek “Fate të kryqëzuara”, do të kemi një gërshetim ku kryesisht triumfon e mira dhe e drejta. Siç ndodh edhe në jetën e përditshme ku ata që bëjnë keq do të kenë një fund jo të lumtur. Por, ajo që mund të themi është se në fund do të gjendet ajo zgjidhja e dramës së madhe në familje. Është bukur të shohësh këtë finale. Përsa i përket dashurisë midis Xhihanit dhe Dilarës, ata do të përfundojnë bashkë, pasi edhe Haruni u vra pasi ishte pjesë e një mafie në Stamboll dhe personazhet janë tashmë të lirë për t’u rimartuar”,

tha Dumani.

Ndërkohë, po ashtu Dumani zbuloi se ditën e dielë në orën 20:10 nis seriali më i ri në Tv klan “Xhesuri dhe e Bukura”.

Dumani tha se seriali i cili pritet të nisë të dielën është serial i prodhuar nga kompania më e mirë turke, që ka prodhouar “Ezel”, “Kuzey & Guney”, “Diamante dhe Dashuri” apo “Dashuri e Ndaluar” dhe është seriali më i perfolur i vitit 2017.

““Xhesuri dhe e Bukura”, është seriali më i përfolur i vitit 2017, për faktin se kemi bashkimin e dy yjeve, Tuba Bujykystyn që njifet si Elif në “Diamante dhe Dashuri” dhe aktori Kıvanç Tatlıtupor i cili është folur shumë.

“Xhesuri dhe e Bukura”, është një histori dashurie mes hakmarrjes dhe ndjenjave të sinqerta. Xhesuri i pashëm vjen tek më i forti dhe më i pasuri i zonës me një plan të caktuar, pa e ditur që zemrën do t’ia vjedhë me shikim të parë Syhan, vajza e bukur e armikut të tij të betuar”,

shtoi Dumani. 

/tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/ZEnNcg-b_PY