Policia iu ka ardhur në ndihmë dy turistëve italianë të cilët kishin humbur rrugën në malin e Çikës në Himarë.

Më datë 01 Prill 2016 rreth orës 14:30, është marrë njoftimi se në një mal të Himarës, ndodheshin 2 turistë, shtetas italianë (për piknik), të cilët kanë humbur rrugën e orientimit për t’u kthyer.

13115354_10205647955628020_122031882_n

Menjëherë, Shërbimet e Policisë së Vlorës janë organizuar për t’iu ardhur në ndihmë  2 turistëve  me inicialet L. R, 26 vjeç, banues në Ankona , Itali dhe P. C., 31- vjeç, banues në Trevizio, Itali.

Mësohet se këta dy shtetas, janë nisur për piknik më datë 30.04.2016, në drejtim të Malit të Çikës – Himarë dhe ditën e djeshme kishin planifikuar të zbrisnin në fshatin Dhërmi, por në zbritje të malit ata kanë hasur në një terren të vështirë, duke ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë qëllim kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Për gjetjen e tyre janë angazhuar shërbimet e Policisë së Vlorës, shërbime të “Delta Forcë”, “Guarda di Finanza”, të cilët kanë bashkëpunuar duke kërkuar përgjatë natës së kaluar, në kushte të vështira mes errësirës dhe reshjeve të shiut dhe mungesës së kontaktit telefonik me këta 2 shtetas pasi i’u ishin fikur telefonat, derisa ditën e sotme kanë bërë të mundur gjetjen e tyre në mal, ku kishin rrëshkitur për shkak të lagështirës në një shpellë rreth 70 m të thellë, dhe janë nxjerrë prej andej me ndihmën e litarëve, materiale me të cilat ishin pajisur këto shërbime për shpëtimin e tyre.

Turistët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital por ata janë paraqitur në gjendje të mirë dhe nuk kanë patur nevojë për trajtim mjekësor. Turistët janë trasportuar më pas në drejtim të Vlorës me një automjet të Konsullatës Italiane./tvklan.al