Policia Britanike ka publikuar për herë të parë videon e një adoleshenteje tek kalon para një supermarketi pak para se të vritej.

13-vjeçarja Lucy McHugh shfaqet në video rreth gjysmë ore pasi kishte dalë nga shtëpia më 25 Korrik.  Trupi i saj u gjet të nesërmen në një Qendër Sporti në Sauthampton, pak milje larg supermarketit ku u pa për herë të fundit.

Na duhet të mësojmë se me çfarë ka mbërritur deri aty dhe ku ka shkuar më pas. Ne shpresojmë shumë që kjo kamera sigurie, duke u bazuar edhe tek veshja e saj, do të shkundë memorien e njerëzve dhe të na ndihmojnë të ndërtojmë një itinerar të lëvizjeve të Lucyt

”, tha detektivi Paul Barton.

Më shumë se 100 vullnetarë ndihmuan policinë të krihnin zonën ku u gjend trupi i saj i pajetë.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 24-vjeçar, i cili më pas u lirua me kusht pavarësisht se akuzohej për vrasje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur. Ai më pas u paraqit në gjykatë më 31 Korrik, ku u akuzua se kishte fshehur informacione me pretendimin se kishte qenë jashtë Southamptonit në ditën që ishte kryer vrasja. Stephen-Alan Nicholson do të përballet me akuzat në gjykatë më 31 Gusht dhe deri atëherë hetuesit shpresojnë të mbledhin sa më shumë fakte për krimin. /tvklan.al