Këngëtari i njohur, Majk në 29 Shkurt publikoi produksionin e ri muzikor të titulluar  “Sytë mu kanë qorru”. Edhe pse kanë kaluar vetëm dy ditë nga publikimi duket se kënga është pëlqyer së tepërmi nga fansat sepse deri tani numëron mbi 1 milion klikime ne YouTube.

Majk ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një video ku shihet djali i tij Roan, i cili kërcen dhe këndon këngën e re të babait të tij dhe sëbashku me të është edhe e ëma, Majlinda.

“Videoja ime e preferuar”, shkruan reperi bashkëngjitur videos së publikuar.

Reperi Majk i dha fund lidhjes me partneren e tij, Majlinda Zeka, në kohën kur ajo ishte shtatzënë. Në media ata janë përfolur për debate të vazhdueshme, por me këtë video duket se dyshja i ka rregulluar marrëdhëniet mes tyre./tvklan.al