Një video e çuditshme e shpërndarë kohët e fundit në internet tregon një anije aliene duke u larguar nga planeti ynë nëpërmjet një grope blu të hapur mes reve. Ose të paktën kjo është ajo që duket.

Vendndodhja është ende e paditur por mendohet se është në Arizona ose Nevada, vende këto të njohura për shfaqjet e UFO-ve. Anija hapësinore duket qartë se po zbret. Gjithçka duket shumë reale.

Nuk është bërë akoma e ditur filmuesi por sapo ka dalë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Videoja ka ngjallur shumë debate online për vërtetësinë e saj dhe për atë që shfaqet aty.

Shumë komentues kanë thënën se ajo është diçka e montuar dhe se është krijuar për të fituar para në kanalin që e ka transmetuar atë në You Tube.

Persona të tjerë mendojnë se është një fenomen natyror i ngjashëm me vetëtimën.

Shkencëtarët pasi kanë parë videon kanë argumentuar se mund të jetë vërtetë një shfaqje e UFO-ve./tvklan.al