Jeni marrë në mbrojtje të policisë, është e vërtetë apo jo?

“Po është e vërtetë, por unë nuk kam kërkuar asnjë mbrojtje”

Shoqërohesh nga policia?

Jo.

Prej sa vitesh shoqëroheshit me Rexhepi?

Prej 7 vitesh, jemi njohur në gjimnazin e Fushë-Krujës.

Marrëdhëniet tuaja, sipas dëshmisë në polici, kohët e fundit ishin tensionuar apo jo. Ju ishit apo nuk ishit më bashkë?

Nuk ishim më bashkë.

Prej sa kohësh?

Prej 1 viti, një viti e gjysmë. Deri në Maj të 2017-s.

Ju keni denoncuar ngjarjen e datës 19 Korrik. Çfarë ka ndodhur në këtë datë?

Më 19 Korrik ne jemi takuar dhe ka ndodhur një konflikt.

U takuat rastësisht?

Më kërkoi ai. Po gjatë gjithë ndarjes ne kemi pasur edhe takime të tjera për t’u sqaruar. Por më datë 19 ne kemi pasur një takim. Kishim për t’u sqaruar. Sepse ne gjatë gjithë periudhës jemi takuar disa herë.

Çfarë ndodhi?

Shkuam në ambientet e një hoteli, më kërkoi që të sqaroheshim atje për më mirë. Aty ka ndodhur një konflikt. Më shumë konflikti ka qenë verbal, sesa i dhunshëm siç ka dalë në media.

Sipas mjekësisë ligjore ju keni pasur shenja të shumta të dhunës fizike.

Unë nuk kam pasur shenja dhune, siç është aty, ato do t’i sqaroj në prokurori.

Si nuk ke pasur? Mjeku ligjor që ju ka ekzaminuar thotë se keni pasur shenja.

Unë realisht kam pasur shenja edhe nga një aksident që kam bërë më parë me makinë dhe ato i kam akoma në trup. Edhe po të shkoj tani ta bëj do të më dalin përsëri.

Ju thoni që ju ka goditur disa herë, që mori telefonin dhe ma theu duke më thënë që do dalësh sot, ulëriste me fjalë më kapi prej flokësh dhe më digjte me cigare. Kjo është dëshmia që keni dhënë më datë 21 Korrik.

Ajo dëshmi është dhënë në gjendje shumë të rënduar psikologjike nga ana ime për shkak të xhelozisë ndaj ti. Sepse unë kam shkuar më datë 19 ka ndodhur konflikti. Kam shkuar Komisariatin nr 3 për të bërë denoncimin. E kam lajmëruar unë që po shkoj të bëj denoncim dhe kam dalë pa bërë asnjë kallëzim.

Si s’keni bërë?

E kam bërë më datë 21.

Ti thua që ke shkuar që me datë 19.

Nuk kam bërë asnjë kallëzim, kam dalë dhe kam shkuar e kam takuar dhe jemi sqaruar.

Përse do ta denoncojë?

Do ta denoncoja sepse më dhunoi verbalisht dhe më gjuajti një shpullë.

Po në datën 21 pse e bëtë?

Datën 19 dola dhe nuk e bëra sepse më kërkoi falje. U zumë verbalisht dhe më ka goditur me një shpullë realisht. Për këtë më kërkoi falje dhe besoj se kushdo kërkon falje kur ndodh një konflikt. Unë me datën 21 shkova, sepse mora vesh që ai iku me atë që unë nuk doja që të shkonte me pushime.

Po ti ç’punë kishe me të, thatë që ishit ndarë që në Maj të 2017-s?

Epo kam pasur 7 vjet lidhje dhe nuk e pranoja dot.

Pas një viti e gjysmë?

Ishim ndarë, por të thashë edhe pak më parë që ne jemi takuar. Ne jemi takuar edhe gjatë ndarjes. Ai ishte xheloz ndaj meje dhe unë ndaj tij. Gjithsecili krijon lidhjen e tij në mënyrën e tij.

Ndërkohë që nuk ishit bashkë?

Nuk ishim bashkë, por unë doja që ai të shkonte…

Dhe shkove bëre denoncimin? Dhe nga këqyrja e mjekësisë ligjore ju thoni që këto nuk kanë qenë të vërteta. Mjeku ligjor i ka të firmosur.

Për ato që janë të firmosura aty unë do të përgjigjem në Prokurori.  Unë këtu jam për mediat.

Po, por mediat kanë disa pyetje për këtë. (Pasi lexon raportin mjeko-ligjor) Ekzaminimi thotë se ndaj teje është ushtruar dhunë. Ti thua që ka gënjyer mjeku?

Disa prej tyre i kam akoma dhe i kam bashkë me letrat kur jam aksidentuar.

Kur ka qenë aksidenti?

Para një viti.

Dhe mjeku nuk e dallonte dot që ishte plagë e para një viti?

Atë nuk e di unë. Sa për të nxirat, mua vetë, oficeri i policisë që më ka sjellë deri në këtë gjendje, me ka thënë mos i ke bërë vetë?

Përderisa ke shkuar me hematoma në polici dhe mjeku ligjor ka vënë re hematoma në trupin tuaj, atëherë çfarë janë?

Dua t’i sqaroj në prokurori këto dhe në gjykatë, ne të dy do të shkojmë në gjykatë.

Një ditë më pas e keni tërhequr denoncimin tuaj dhe e keni ribërë sërish më pas.

Po, ta sqaroj. E kam tërhequr sepse u sqaruam përsëri.

Si e sqarove?

U sqarova në telefon jo me atë personalisht, por jam sqaruar me njerëzit e tij. Unë kam shoqëri prej më shumë sesa 10 vitesh sepse ne jemi dhe afër me shtëpi, jemi edhe fqinjë. Kemi rënë në mirëkuptim për t’u pajtuar. Askush nuk më ka kërcënuar siç është thënë në deklaratë pa firmën time.

Në deklaratën që ju keni dhënë, i jeni përgjigjur policisë: Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do të më vriste. Ata janë fis kriminelash dhe rrinë gjithmonë me pistoleta. Unë nuk kam babain se më është vrarë në vitin 1997. Unë jetoj me mamin dhe motrën.

Absolutisht.

Nga fillimi i vitit 2018 unë kam shkuar në komisariatin e Krujës për të bërë kallëzime të tjera…

Jo!

Pra, në këtë moment ju thoni që e tërhoqa se më kërcënoi dhe do të më vriste.

Jo, ajo nuk është dëshmi e imja!

E kujt është?

Atë ta marrë Emiljano dhe ta gjejë se e kujt është. Dëshmia ime është në prokurori. Në asnjë moment nuk e kam thënë. Është më firmën time. Në asnjë moment nuk e kam thënë që ata janë fis kriminelash. Atë e ka thënë Emiljano.

E ka thënë Emiljano?

Po, ma ka thënë mua.

E ka thënë polici?

Po, po. Ka nisur dhe të më hetojë.

Ti ke shkuar te Emiljano apo te një polic tjetër përpara?

Te Çitozi. Ndërsa ato që thuhen aty i ka thënë Emiljano.

Ku i ka thënë? Në procesverbal? Po juve nuk jua ka lexuar procesverbalin?

Unë e kam përballur dhe me një deklaratë tjetër të Emiljanos, që nuk është aspak e imja. Deklarata ime në prokurori, e Emiljanos është 2 faqe, ndërkohë që deklarata që është nëpër media është 5 faqe deklaratë që nuk është e imja.

Në momentin që polici gjyqësor ka mbajtur dëshminë, procesverbalin , jua ka lexuar dhe e keni firmosur. Sepse kështu funksionon.

Tërheqjen e kallëzimit e kam firmosur.

Po më pas? Kallëzimin e dytë?

Kallëzimin e dytë e kam bërë në SHKB.

Pse e keni bërë?

E kam bërë sepse ne atë natë ishim sqaruar, ishim rregulluar dhe pajtuar. Ndërkohë që ai sapo unë kam tërhequr kallëzimin në polici, në orën 3 të natës ka ikur përsëri në Sarandë me pushime me atë.

Ç’domethënë? Ju talleni me Policinë e Shtetit, që sa herë ai ikte me pushime ju e denonconit dhe sa herë kthehej nga pushimet tërhiqnit denoncimin?

Po! Këtë kam bërë.

Këtë keni bërë.

Po! Unë nuk jam tallur me policinë…

Ç’domethënë që nuk je tallur me policinë? Kjo është më shumë sesa tallje, nëqoftëse është kështu si thoni ju.

Kështu është, siç them unë.

Jeni e sigurt që këtë deklaratë që po jepni,  jeni tërësisht e qartë dhe nuk jeni nën presion?

Absolutisht nuk jam nën presion e askujt!

Nuk ju ka kërcënuar njeri këto kohë?

Asnjëherë nuk më ka kërcënuar njeri. Unë kam një miqësi shumë të mirë. Aty mua më është referuar që njeri nga kushërinjtë e tij, Redian Rraja, që është përmendur kudo dhe s’kam pse të mos e përmend unë, më ka thënë mua që “jam në jug dhe do vij të të vras”.  Ndërkohë që unë i kam shkruajtur: “Ku je se kam nevojë të flas me ty” dhe më ka thënë: “Jam në jug me pushime. Në qoftë se unë ty të duhem dhe të nevojitem për një ndihmë, për diçka, unë vij patjetër për ty”. Unë mendoj se kjo është mbështetje dhe jo kërcënim.

Sipas ekspertëve që ne kemi patur në studio këto kohë, thonë që zakonisht në raste të tilla, merret parasysh gjithmonë dëshmia e parë sepse dëshmitë e tjera tërhiqen nën presion ose jepen nën presion. Në dëshminë e parë ju keni thënë pikërisht ato që unë ju lexova. Ia keni dhënë Çitozit apo Emiljano Nuhut dëshminë e parë, të datës 21?

Kallëzimin e parë unë e kam bërë në Komisariatin numër 3 në Tiranë.

Dhe komisariati i Tiranës iu ka referuar në komisariatin e Fushë-Krujës, ku jeni paraqitur. Po dëshminë e keni dhënë në Tiranë?

Po, në Tiranë. E kam tërhequr në Fushë Krujë sepse jam banore.

Dhe të nesërmen keni shkuar prapë në Durrës për të bërë sërish denoncim, për të tërhequr tërheqjen që i kishit bërë herën e parë?

Po.

Ndërkohë keni pasur kontakte me personin?

Me kë?

Me Rexhep Rrajën.

Nuk më kujtohet nëse kam patur kontakte apo jo. Me të afërmit e tij kam patur dhe do të kem gjithmonë kontakte. Pavarësisht se tani mua po të më shohim me të do ta marrin se po më kërcënojnë, nuk rri dot. Unë kam prej më shumë se 10 vitesh shoqëri me të dhe …

E keni takuar apo s’e mbani mend fare?

Pas datës 21? Nuk e kam takuar më, përveçse kur u përballa në prokurori.

Po sipas dëshmisë mediave sot, edhe në momentin që jeni lënë në komisariat sëbashku, ai sërish iu ka kërcënuar.

Absolutisht. Në momentin që mua më është lexuar…

Kjo është përgjuar nga Policia e Shtetit.

Të dëgjohet. Kjo e vërteton edhe 100% këtë që unë them se e kam bërë gjithçka nga xhelozia. Në momentin që mua më është lexuar deklarata që ai kishte dhënë vetë në komisariat, kishte thënë: “Unë kam ikur me të dashurën”, unë kam reaguar menjëherë dhe i  jam përgjigjur shumë keq. Prokuroria dhe hetuesi kanë dalë nga zyra.

Ç’domethënë jeni përgjigjur shumë keq?

Nuk e duroj dot unë atë fakt dhe tani të ma përmendin, nuk e duroj dot, nuk mundem.

Ç’punë ke ti me atë? Ai ka jetën e tij. A jeni ndarë prej 2 vitesh gati? 

Po kështu e kemi lidhjen ne. Kështu është marrëdhënia jonë personale.

Ndërkohë që në deklarimin e fundit, të paktën sipas lajmeve të Televizionit Klan që unë pashë sot, sërish ai iu ka kërcënuar në një moment që policia ju ka lënë të dyve vetëm dhe e ka përgjuar bisedën.

Mua nuk më ka kërcënuar.

Nuk të ka kërcënuar? Po në qoftë se biseda e përgjimit vërteton atë që thotë policia?

Le të dalë, nuk më ka kërcënuar dhe nuk jam kërcënuar në asnjë moment as nga ai dhe as nga të afërmit e tij.

Në këto momente që jeni, ju po e tërhiqni sërish dëshminë që keni bërë?

Patjetër!

Po atëherë kur e bëtë dëshminë në Durrës, pse nuk e tërhoqët prapë?

Kam shkuar për ta tërhequr tek Emiljano. Këtu vazhdon historia jonë e famshme.

Kur ke shkuar te Emiljano? Ti e ke bërë dëshminë e dytë…

Kam shkuar në datën 27 te Emiljano.

Po dëshminë e dytë e ke bërë në Durrës…

Dëshminë e dytë po. Po më pyet nëse e kam tërhequr dëshminë e dytë, pse nuk e kam tërhequr apo jo?. Jam thirrur në prokurori. Prokuria ka caktuar Emiljanon hetuesin e çështjes, nuk e di se çfarë është. Kam shkuar për të dëshmuar dhe i kam thënë që nuk dua më të vazhdoj dhe se dua ta mbyll sepse ndërkohë që mua Emiljano mua më thotë mbaje sekret në mënyrë absolute që unë jam hetuesi a oficeri gjyqësor i çështjes, a ça ishte. Ndërkohë që sapo Emiljano mori çështjen unë përfundoj në Facebook të zotit Berisha si e përdhunuar, që nuk është përmendur në asnjë lloj deklarate time. Unë nuk jam e përdhunuar realisht!  Mua kjo gjë më ka tensionuar shumë. Jo vetëm mua, por edhe familjen time dhe të gjithë njerëzit.

Nuk përmendej fare Emiljano në Facebook-un e zotit Berisha.

Ai është një informacion që ka dalë aty dhe dikush e ka nxjerrë.

Ka dalë, por nuk është e thënë që mund të ketë dalë nga i njëjti oficer.

Përderisa dolën të gjitha nga i njëjti oficer dhe nga emri im, që ai…

Pse nuk keni reaguar pas kësaj?

Kam reaguar. Kam shkuar për ta tërhequr dhe i kam thënë : “Dua ta mbyll sepse ju doni të më përdorni në politikë. Unë nuk kam ndërmend të merrem me politikë”.

Dhe nuk të kanë lejuar ta tërheqësh?

Jo, Emiljano më ka thënë: “Do dënohesh, ata janë kriminela”.

Policia në fakt duhet t’i shkojë deri në fund çështjes, pavarësisht tërheqjes tuaj. Duhet të bëjë hetimet e saj.

Mua nuk më intereson, le të vazhdojë deri në fund. Unë realisht këtu nuk jam shumë për këto se këto dua t’i sqaroj në prokurori. Jam për mediat që po më përdorin dhe politika shqiptare.

Natyrisht që mediat do të merren me këtë çështje sepse nuk është një çështj e parëndësishme. Sot ka patur disa qindra qytetarë që kanë dalë para Kryeministrisë për të protestuar kundër dhuëns ndaj grave në përgjithësi.

Le të protestojnë kundër dhunës ndaj grave, por unë nuk dua të përdorem për arsye politike. Kjo është shumë hapur që unë po përdorem për arsye politike. Nu kdua të më përdorë politika mua, për të luajtur ata me mua.

Nuk po flasim për politikën se nuk më intereson fare në këtë rast, mua më intereson…

Mua më intereson sepse…

Fati i një personi, i cili ka bërë disa herë kallëzime dhe i ka tërhequr disa herë kallëzimet, duke deklaruar që është e kërcënuar për të tërhequr kallëzimet.

Ndërkohë keni pasur kontakte me personin?

Me kë?

Me Rexhep Rrajën.

Nuk më kujtohet nëse kam patur kontakte apo jo. Me të afërmit e tij kam patur dhe do të kem gjithmonë kontakte. Pavarësisht se tani mua po të më shohim me të do ta marrin se po më kërcënojnë, nuk rri dot. Unë kam prej më shumë se 10 vitesh shoqëri me të dhe …

E keni takuar apo s’e mbani mend fare?

Pas datës 21? Nuk e kam takuar më, përveçse kur u përballa në prokurori.

Po sipas dëshmisë mediave sot, edhe në momentin që jeni lënë në komisariat sëbashku, ai sërish iu ka kërcënuar.

Absolutisht. Në momentin që mua më është lexuar…

Kjo është përgjuar nga Policia e Shtetit.

Të dëgjohet. Kjo e vërteton edhe 100% këtë që unë them se e kam bërë gjithçka nga xhelozia. Në momentin që mua më është lexuar deklarata që ai kishte dhënë vet në komisariat, kishte thënë: “Unë kam ikur me të dashurën”, unë kam reaguar menjëherë dhe i  jam përgjigjur shumë keq. Prokuroria dhe hetuesi kanë dalë nga zyra.

Ç’domethënë jeni përgjigjur shumë keq?

Nuk e duroj dot unë atë fakt dhe tani të ma përmendin,  nuk e duroj dot, nuk mundem.

Ç’punë ke ti me atë? Ai ka jetën e tij. A jeni ndarë prej 2 vitesh gati? 

Po kështu e kemi lidhjen ne. Kështu është marrëdhënia jonë personale.

Ndërkohë që në deklarimin e fundit, të paktën sipas lajmeve të Televizionit Klan që unë pashë sot,  sërish ai iu ka kërcënuar në një moment që policia ju ka lënë të dyve vetëm dhe e ka përgjuar bisedën.

Mua nuk më ka kërcënuar.

Nuk të ka kërcënuar? Po në qoftë se biseda e përgjimit vërteton atë që thotë policia?

Le të dalë, nuk më ka kërcënuar dhe nuk jam kërcënuar në asnjë moment as nga ai dhe as nga të afërmit e tij.

Në këto momente që jeni, ju po e tërhiqni sërish dëshminë që keni bërë?

Patjetër!

Po atëherë kur e bëtë dëshminë në Durrës, pse nuk e tërhoqët prapë?

Kam shkuar për ta tërhequr tek Emiljano. Këtu vazhdon historia jonë e famshme.

Kur ke shkuar te Emiljano? Ti e ke bërë dëshminë e dytë…

Kam shkuar në datën 27 te Emiljano.

Po dëshminë e dytë e ke bërë në Durrës…

Dëshminë e dytë po. Po më pyet nëse e kam tërhequr dëshminë e dytë, pse nuk e kam tërhequr apo jo?. Jam thirrur në prokurori. Prokuria ka caktuar Emiljanon hetuesin e çështjes, nuk e di se çfarë është. Kam shkuar për të dëshmuar dhe i kam thënë që nuk dua më të vazhdoj dhe se dua ta mbyll sepse ndërkohë që mua Emiljano mua më thotë mbaje sekret në mënyrë absolute që unë jam hetuesi a oficeri gjyqësor i çështjes, a ça ishte. Ndërkohë që sapo Emiljano mori çështjen unë përfundoj në Facebook të zotit Berisha si e përdhunuar, që nuk është përmendur në asnjë lloj deklarate time. Unë nuk jam e përdhunuar realisht!  Mua kjo gjë më ka tensionuar shumë. Jo vetëm mua, por edhe familjen time dhe të gjithë njerëzit.

Nuk përmendej fare Emiljano në Facebook-un e zotit Berisha.

Ai është një informacion që ka dalë aty dhe dikush e ka nxjerrë.

Ka dalë, por nuk është e thënë që mund të ketë dalë nga i njëjti oficer.

Përderisa dolën të gjitha nga i njëjti oficer dhe nga emri im, që ai…

Pse nuk keni reaguar pas kësaj?

Kam reaguar. Kam shkuar për ta tërhequr dhe i kam thënë : “Dua ta mbyll sepse ju doni të më përdorni në politikë. Unë nuk kam ndërmend të merrem me politikë”.

Dhe nuk të kanë lejuar ta tërheqësh?

Jo, Emiljano më ka thënë: “Do dënohesh, ata janë kriminela”.

Policia në fakt duhet t’i shkojë deri në fund çështjes, pavarësisht tërheqjes tuaj. Duhet të bëjë hetimet e saj.

Mua nuk më intereson, le të vazhdojë deri në fund. Unë realisht këtu nuk jam shumë për këto se këto dua t’i sqaroj në prokurori. Jam për mediat që po më përdorin dhe politika shqiptare.

Natyrisht që mediat do të merren me këtë çështje sepse nuk është një çështj e parëndësishme. Sot ka patur disa qindra qytetarë që kanë dalë para Kryeministrisë për të protestuar kundër dhuëns ndaj grave në përgjithësi.

Le të protestojnë kundër dhunës ndaj grave, por unë nuk dua të përdorem për arsye politike. Kjo është shumë hapur që unë po përdorem për arsye politike. Nu kdua të më përdorë politika mua, për të luajtur ata me mua.

Nuk po flasim për politikën se nuk më intereson fare në këtë rast, mua më intereson…

Mua më intereson sepse…

Fati i një personi, i cili ka bërë disa herë kallëzime dhe i ka tërhequr disa herë kallëzimet, duke deklaruar që është e kërcënuar për të tërhequr kallëzimet.

Në cilin kallëzim kam deklaruar që jam e kërcënuar? Jo disa.

Mirë pra, në një kallëzim se në sa do ta bëje. Do të ta lexoj edhe një herë?

Jo, jo e di se çfarë kam thënë.

Unë deklaroj që shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do të më vriste. Ata janë fis kriminelash dhe rrinë gjithmonë me pistoleta. Unë nuk kam babain që më është vrarë në vitin 1997. Jetoj me mamin dhe me motrën.

Absolutisht nuk e kam thënë unë këtë!

S’e ke thënë? Edhe pse është në dosjen hetimore?

Le të jetë në dosjen hetimore. Nëse ajo ka dalë nga prokuroria do të përballem unë sepse nuk e kam thënë. E them me bindjen time të plotë që nuk i kam thënë njeriu që ata janë fis kriminelash, por këtë e ka thënë Emiljano.

Është e shkruajtur dhe ju thoni që e ka shkruajtur Emiljano?

Nëse është me firmat e mia, do të përballem unë!

Do të përballesh në prokurori?

Patjetër!

Si është jeta juaj tani?

Është një traum e vërtetë!

Me kë jeton? Me mamanë dhe motrën?

Po.

Babai është vrarë në vitin 1997?

Po.

Sa vjeç ke qenë në atë kohë?

3 vjeç e gjysmë.

Me çfarë merresh tani?

Unë kam mbaruar shkollën për Shkenca Politike. Aktualisht jam pa punë.

Ku i ke mbaruar? Në Tiranë?

Po, në një shkollë private.

Në cilën shkollë?

Te europiani.

Me se merresh tani?

Asgjë. Nuk punoj për momentin.

Po motra punon?

Jo.

Po mami?

Po.

Pra mamaja kujdeset për ju të dyja?

Po, kemi dhe të afërm të tjerë që kujdesen.

Çfarë do të thoje për njerëzit që e  kanë ndjekur me vëmendje këtë çështje prej shumë kohësh?

Shikuesit i falenderoj për ata që janë shqetësuar për mua, por realisht gjithçka është zmadhuar dhe është ekzagjeruar në ekstreme.

Duhet t’i kërkosh falje prokurorisë dhe policisë që i ke futur në këtë çështje, këtë po më thoni?

Po them që është ekzagjeruar gjithçka.

Ç’domethënë që është ekzagjeruar? Keni tre denoncime….?

Për denoncimet më përpara nuk më intereson. Kjo është çështja.

S’të intereson fare?

Jo, te kjo çështje jo.

Këto ditët e fundit keni patur vizita nga personat e dëmtuar?

Nga cilët?

Nga të fisit të djalit.

Jo, sepse ata nuk mundën të vijnë, edhe sikur të duan të vijnë për mbështetjen time, sepse menjëherë do të fotografohen dhe do të përdoren për kërcënim nga politika, siç po thonë aktualisht./tvklan.al