Video shows Charlie Hebdo gunmen in police shootoutNjë tjetër filmim amator nga masakra e 7 Janarit në redaksinë e Charlie Hebdo është publikuar në mediat franceze. Është momenti, kur vëllezërit Kuashi largohen me automjetin e tyre, pasi kanë qëlluar për vdekje me kallashnikov 12 persona.

Njëri prej tyre ngre dorën e majtë, duke bërtitur se ishin hakmarrë për profetin Muhamed.

Pasi kontrollojnë armët e njëri-tjetrit, ata nisin të largohen nga vendngjarja. Rrugën ua pret një patrullë policie, që tërhiqet sapo përballet me të shtënat e kallashnikovëve.

E teksa redaksia e Charlie Hebdo shpalli zyrtarisht kopertinën e fashikullit të ri të së mërkurës, me një tjetër karikaturë provokuese të profetit Muhamed, një tjetër e përjavshme satirike franceze ka marrë kërcënime për sulme terroriste. Le Kanar Onshen (Le Canard Enchaine), sipas mediave franceze u kërcënua, një ditë pas sulmit ndaj Charlie Hebdo me një letër ku shkruhej se tani është rradha juaj.

Parlamenti francez miratoi paketën e masave të rrepta kundër terrorizmit. Kryeministri Manuel Vals tha ndër të tjera se në burgje, ekstremistët islamikë do të veçohen, ndërsa do të shtohet mbikqyrja ndaj internetit dhe rrjeteve sociale.

Gjatë seancës u nderuan edhe viktimat e atentateve të fundit terroriste të sulmeve të javës së kaluar.

Paraditen e së martës në Francë e Izrael u zhvilluan paralelisht ceremonitë mortore për disa prej viktimave të akteve terroriste të javës së kaluar në Paris.

Tv Klan