Qindra njerëz janë mbledhur në natën e dytë të protestave në vendin që një 37-vjeçar me ngjyrë u vra nga policia, në SHBA.

Familjarë, miq dhe të panjohur janë mbledhur jashtë dyqanin në të cilin ditën e martë u vra, Alton Sterling.

37-vjeçari u qëllua në Baton Rounge në Louisiana me dy të shtëna nga dy policë, të cilët e kishin ndaluar dhe po e mbanin me forcë në tokë.

Vrasja e tij u xhirua nga një i pranishëm dhe bëri xhiron e mediave amerikane duke shkarkuar një valë masive protestash, ndërsa Departamenti i Drejtësisë në SHBA kërkoi që të behej një hetim i pavarur në lidhje me këtë rast .

Sipas Abdullah Muflahti, pronar i një dyqani të vogël, Alton Sterling po shiste disqe muzikore në parking, ashtu siç kishte bërë prej 4 vitesh, kur dy policë të bardhë, u përpoqën ta ndalonin.

Ndërsa policia deklaron se në numrin e saj të emergjencës kishte mbërritur një telefonatë, që dikush kishte kërcënuar me armë në parking, prandaj oficerët kishin ndërhyrë./tvklan.al