Ish miss-i shqiptar, Egla Harxhi është vënë në qendër të vëmëndjes për marrëdhënien e saj me një femër dhe me një mashkull.

Ata të tre kanë vendosur të jetojnë bashkë në Libofshë, por jo vetëm kaq, por të rrisin edhe fëmijë.

E ftuar në “Zonë e Lirë” Harzhi tashmë 5-muajshe shtatzënë tha se sekreti i mardhënies së saj treshe është dashuria. “Nuk ka xhelozi sepse në këtë lloj mardhënie funksionon vetëm nëse të dyja vajzat kanë të njëjtin pëlqim ndaj njëra-tjetrës” tha ish-mis-i.

“Sekreti i një mardhënie të kësaj natyre është vetëm dashuria, nuk ka xhelozi sepse në këtë lloj marrëdhënie funksionon vetëm nëse të dyja vajzat kanë të njëjtin pëlqim ndaj njëra-tjetrës. Nëse nuk do të kishim të njëjtin pëlqim, nuk do të funksiononte një marrëdhënie e tillë. Shqiptarëve iu duket një gjë e re dhe tabu, por jo, në fakt një herë e një kohë stërgjyshi im, gruaja e të cilit nuk bënte fëmijë, mori një grua tjetër dhe jetonin të tre bashkë.

Unë e them publikisht mardhënien time që t’i jap mundësinë shumë njerëzve të shprehen për mënyrën se si duan ta jetojnë jetën, sepse nuk ka vetëm një formulë se si jetohet jeta. Rëndësi ka që t’i të ndihesh mirë dhe në harmoni me veten tënde” tha Egla./

tvklan.al