Një aksident i rëndë ka ndodhur tek nënkalimi në Xibrakë të Elbasanit, ku janë përplasur dy automjete.

Policia bën me dije se një makinë tip “Benz” që drejtohej nga 50-vjeçari me iniciale B.B nga Tirana është përplasur me një makinë “Toyota” që drejtohej nga 37-vjeçari D.D nga Xhafzotaj i Durrësit.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 7 persona. Konkretisht, janë dërguar në spital drejtuesit e dy mjeteve, S.B., 23 vjeçe banuese në  Tiranë e cila  ishte pasagjere në mjetin tip Benz; J.D., 5 vjeç  banues  në  Xhafzotaj  Durrës ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota); K.D., 12 vjeçe banuese në Xhafzotaj Durrës  (vajza e drejtuesit  të  mjetit  Toyota) e cila ndodhet  në  gjëndje të rëndë  për jetën; U.A., 23 vjeç banues  në Durrës pasagjere në mjetin Toyota; Z.V., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip  Toyota.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /

tvklan.al