Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën e “Dritan Hoxha” në Laprakë. Në rubrikën “Kallëzo”, në tvklan.al ka mbërritur një video ku duket e shtrirë viktima. Sipas informacioneve të policisë mësohet se një automjet  tip “Volksvagen”, me drejtues Edmond Goxhaj

ka përplasur një grua. Viktima  është e moshës 56 vjeç.

Video është filmuar një nja kalimtar, rreth orës 6:27 të mëngjesit, i cili ka qenë duke ikur në punë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.02.2018, rreth orës 06:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e “Dritan Hoxha”, ka një aksident.

Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca,  ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në kryqëzimin e rrugës ” Dritan Hoxha”, mjeti tip “Volksvagen”, me drejtues Edmond Goxhaj, ka aksidentuar këmbësoren L.D., 56 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetit është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë me gjith ambalazhin lëndë e dyshuar e llojit “Kokainë”.

Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.

Drejtuesi i mjetit bashkë me mjetin është  shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

/

tvklan.al