Tvklan.al ka mundur të sigurojë një video nga momenti i arrestimit të Violeta Donajt, e cila ekzekutoi me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj.

Ngjarja shokuese e cila tronditi mbarë opinionin publik ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rreth orës 07:00.  Sikurse duket edhe nga pamjet ajo është duke qarë për krimin e kryer.

Çifti kishte dy fëmijë dhe çdo të diel vinin tek tregu i Milotit. Dëshmitarët thanë se fillimisht mes tyre ka patur debat me pas gruaja ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë. Një nga tregtarët i tha policisë se viktima i kishte kërkuar gruas të bënte sa me shpejt 10 mijë lekë të vjetra xhiro dhe t’ia jepte atij.

Kujtim Donaj njihej si konsumator alkooli dhe mes çiftit kishte debate te vazhdueshme. Sapo burri i kërkoi gruas lekë, ajo nxorri pistoletë nga çanta dhe qëlloi mbi të katër herë, duke e lënë të vdekur në vend. Policia bëri ndalimin e autores, e cila nuk është larguar nga ngjarja. Policia po heton për rrethanat e vrasjes./tvklan.al