Tvklan.al

sjell momentet kur Safet Bajri (Rustemi) mbërrin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, 34-vjeçari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sëbashku me Bajrin, policia ka ndaluar edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

34-vjeçari Bajri, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës u arrestua pasditen e kësaj të premteje në një magazinë në zonën e “Xhamllikut”, në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Safet Bajri (Rustemi) është në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet belge, ndërsa mediat atje e kanë konsideruar si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.

/tvklan.al