Emisioni ‘Uniko’ nga Spartak Koka në Klan Plus do të transmetojë sonte pamjet ekskluzive të një ngjarje sa kriminale, aq edhe misterioze të ndodhur pak vite më parë.

Gjithçka është zhvilluar në mes të qytetit, para kamerave të sigurisë, dhe në sytë e të gjithëve.

Kush janë personazhet që shfaqen në video? Çfarë lidhje kanë ata me personazhin kryesor të ngjarjes? Përse nuk u përmendën kurrë? Ku ndodhen ata sot dhe përse nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit për zbulimin e së vërtetës?

Këto pamje, të cilat nuk janë transmetuar asnjëherë më parë, dëshmi të familjarëve dhe të dhëna të tjera të vlefshme, do t’i ndiqni sonte në emisionin ‘Uniko’ në orën 21:00 në ekranin e Klan Plus! /klanplus