Artistët Ema Andrea dhe Genc Fuga kanë vendosur që të kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar. Konfirmimi është bërë nga vet aktorët, të cilët e deklaruan publikisht në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Minuta 03:35 – 

Arian Çani: Pse të organizohen konkurse të kota për drejtimin e institucioneve kulturore, kur dihen se titullarët nuk zgjidhen për platformat e tyre, por zgjidhen për arsye të tjera. Ti këtë e di shumë mirë.

Laert Vasili: Nuk e di, edhe dje që ka dalë shpallja, i është lënë dy javë konkurruesve të formojnë një platformë. Më thuaj ti mua kush mund të formojë një platformë.

Arian Çani: Do kandidosh ti?

Laert Vasili: Unë të kandidoj?!

Arian Çani: Po ti kandidove njëherë para 4 vjetësh?

Laert Vasili: Po njëherë, aq.

Arian Çani: Atëherë Çuli të vazhdojë të rrijë i komanduar pa fund, apo jo?

Ema Andrea: Do kandidoj unë!

Genc Fuga: Edhe unë!

Artan Çani: Ema Andrea dhe Genc Fuga kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar, ky është lajm! 

Gjatë ditëve të fundit, tema debati në media ka qenë revolta e aktorëve të Teatrit Kombëtar në lidhje me zhvendosjen e godinës së institucionit dhe problemeve që ata kanë më një projektligj të Ministrisë së Kulturës.

tvklan.al