Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së mërkurës  në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Gurra’, ku nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 32-vjeçar. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë personi që është qëlluar është  Vilson Zefi, i cili ka marrë vetëm një plumb pistolete në këmbë por pa pasoja për jetën. Policia ka nisur hetimet, për të zbardhur motivin dhe  kapjen e autorit të ngjarjes.

Ai është identifikuar dhe bëhet fjalë për 32-vjeçarin me inicilaet A.P. dhe po punohet për prangosjen e tij. Ai është identifikuar nga dëshmitarë të cilët kanë qenë në vendin ku ndodhi plagosja. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.  

Njoftimi paraprak i Policisë së Lezhës:

Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00,  është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në  afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P.,  dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri  tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Tv Klan