Këto janë ambientet e brendshme të një magazine të Mbrostar të Fierit në pronësi të biznesmenit Vladimir Çilotaj. Objekti ishte shndërruar në një laborator që do të përdorej për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit. Magazina u zbulua policia një ditë më parë ndërsa për të kishte informacione se në brendësi ishin instaluar pajisje të teknologjisë së lartë të nevojshme për kultivimin e kanabisit.

Objekti ishte ndërtuar në pronën e biznesmenit Çilotaj, i cili u shpall në kërkim. Në magazinë ishte montuar një sistem i plotë elektrik, që nga llampat e ngrohjes kubikët ku do të vendoseshin fidanët e kanabisit dhe pajisje të tjera. Magazina u sekuestrua ndërsa po hetohet për lidhje të tjera të këtij aktiviteti kriminal.

Në vijim të të njëjtit operacion, në afërsi të fshatit Seman u sekustrua edhe një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorë nga 250 Kuaj/Fuqi. Policia tha se ende nuk dihet pronari i mjetit, por se po kryhen veprime të tjera për identifikimin e tij.

Tv Klan