Arian Çani ka dhuruar spektakël në puntatën e sotme të emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Drejtuesi i emisionit ftoi në studio Çim Laçin, një shqiptar që jeton në Gjermani.

Ai është një fans i emisionit dhe për këtë arsye solli edhe një dhuratë për Çanin. Një karrocë me kushineta. Të gjithëve ju kujtohet kjo karrocë që e përdornin për t’u argëtuar kur ishin fëmijë. Pikërisht këtë gjë ka bërë sot Arian Çani, i cili është argëtuar duke bërë xhiro nëpër studion e emisionit.

Kjo karrocë, në të cilën është shënuar edhe emrin i televizionit, Klan, do të qëndrojë si një dhuratë për emisionin “Zonë e Lirë”. /tvklan.al