Aktri Erion Isai ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan.

Përveç gatimit Isai foli edhe për prindërimin, pasi prej disa muajsh është bërë baba.

Ajri është tashmë 14 muajshe dhe aktori flet për të teksa e përshkruan si dashurinë më të madhe.

“Ajri është 14 muajshe tani. Kur dëgjoja njerëz që flisnin për fëmijët më dukeshin patetikë, por për njeriun nuk ka ndjenjë më të madhe dashurie pasi bëhesh prind. Unë kam raport të shkëlqyer dhe të veçantë me të. Po hyra unë në shtëpi qesh dhe vjen në krahët e mi”,

tha Isai. /

tvklan.al