Ai është një këngëtar i cili për të rinjtë e viteve ’90 ishte shumë i dashur. Ervin Bushati, këngëtari nga Shkodra, do të spikaste me nje stil të veçantë në grupin “Mister” duke u berë pjesë e  festivaleve të ndryshme.  Më pas do të vijonte karierën e tij muzikore solo, me shumë shumë këngë dhe bashkëpunime.

Bushati i ka të rralla daljet në media, por sot ishte i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan së bashku me dy djemtë e tij Ateon, 12 vjeç dhe Bjornin, 9 vjeç.

Gjatë emisionit këngëtari foli për jetën private për të cilën dimë shumë pak. Ai tha se është njohur me bashkëshorten e tij vite më parë në një event, kur ishte vetëm 21 vjeç dhe kanë 13 vite të martuar.

“Unë jam i martuar prej 13 vitesh. Gruaja ime ka mabruar mësuesi dhe punon për një kompani të huaj, nuk e ushtron profesionin. Jemi njohur rastësisht vite më parë në një aktivitet kulturor kur unë isha 21 vjeç dhe ajo 17 vjeç. Aty nisi çdo gjë, ne u bashkuam dhe nuk u ndamë më”

, tha Bushati.

/tvklan.al