Një grua pretendon se ka filmuar një fantazmë që qëndron pa lëvizur duke parë nga ballkoni. Ngjarja ka ndodhur në Oldway Mansion, Britani e Madhe.

Louise Lenton 41 vjeç po filmonte me kamera djalin e saj të vogël që po bënte xhiro me biçikletë. Por, pamjet kapën edhe një grua që qëndronte në derën e ballkonit duke parë nga jashtë. 41-vjeçarja thotë se “fantazma” ndodhej në një ndërtesë që daton prej shekullit të 19-të.

Ajo e vuri re këtë detaj kur shkoi në shtëpi dhe po shikonte videon e djalit të saj.

“Unë dhe bashkëshorti im nuk mund ta shpjegojmë këtë”

, thotë Louise, duke shtuar se kur po filmonte nuk kishte parë asgjë.

“Fantazmën”, 41-vjeçarja e përshkruan si zonjë me flokë të mbledhura. “

Do të doja të dija kush ishte ose çfarë ishte”

, thotë ajo.

/tvklan.al