Personazhi i radhës që është vënë në siklet nga fëmijët gjatë emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” ishte Saimir Kodra. Pyetja e një prej fëmijëve, nëse ishte bërë synet apo jo, e zuri në befasi drejtuesin e emisionit “Stop”, në Televizionin Klan.

Uejsi: A je bërë synet ti?

Alketa Vejsiu: Rrëfeu Saimir, rrëfeu. E vumë në siklet Saimirin.

Saimir Kodra: Jo absolutisht… kur të rritesh ti do të jesh gazetari im. Do të punosh me mua.

 

Saimir Kodra: Këtu tek ju është shumë vapë, këtu në studio…

Alketa Vejsiu: Nuk e dhe përgjigjen.

Saimir Kodra: Unë di vetëm këngën “tufa tufa zerdeli, çunat tonë synetli”.

Uejsi: Më thuaj a e ke bërë synet.

Saimir Kodra: Do te ta them tek veshi. Po… imagjinojini nesër portalet: Saimiri është bërë synet. Tani me këtë modën e klikimit ça nuk del lajm.

Alketa Vejsiu: Po nuk ke bërë ndonjë gjë të keqe.

Saimir Kodra: Po jo, se mos duan ta shoqërojmë me foto.

/tvklan.al