Filloreta Raqi, e njohur ndryshe me emrin e artit si

Fifi

, është ndër këngëtaret e reja shqiptare më pa komplekse.

Këtë të enjte ajo ishte e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, nga ku foli edhe për pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”.

Ndryshe nga çdo këngëtar tjetër

Fifi

pas performancës së saj

live

, pranoi se pati probleme dhe përmes një statusi në rrjetet sociale shkruante se nuk e kënaqi publikun e saj. Gjatë emisionit këngëtarja tregoi se në Pallatin e Kongreseve humbi kontrollin pasi nuk e priste që publiku do ndizte dritat.

 “Unë para se të dilja në skenë isha e pasigurt, por kur u futa në skenë nisa të këndoj me sy mbyllur. Kur unë hapa sytë pashë gjithë sallën e Pallatit të Kongreseve me drita. Për këtë detaj mua smë ka treguar askush, në atë moment unë humba fare. Aty më iku gjithçka, s’mundesha me kontrollu as fjalët. Kur kam dalë nga skena s’isha as e sigurt nëse i kisha kënduar fjalët në rregull”, tha

Fifi

.

/tvklan.al