Ajo është një këngëtare shumë e njohur nga Kosova. Bëhet fjalë për Fjolla Morinën e cila ishte sot në studion “Rudina” në Tv Klan. Por ndryshe nga herë të tjera kur ka folur për muzikën, sot këngëtarja tregoi se do të sjellë një tjetër risi.

Ditën e nesërme ajo do të prezantojë një koleksion të veçantë me fustane dhe kostume për meshkuj. Për këtë projket të ri që e çon atë në botën e modës ajo ka bashkëpunuar me një stilist që quhet Mr.Rex.

Gjatë emisionit këngëtarja po ashtu foli edhe për jetën private teksa tregoi se aktualisht nuk është në një marrëdhënie.

E pyetur se kush ia ka dhuruar buqetën e madhe me lule, Morina u përgjigj shkurt duke thënë: “Miqtë” dhe nuk preferoi të japë detaje.

/tvklan.al