Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier. Gazetarja e Klan News Anila Sefa raporton se flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa fikja e tyre bëhet tepër e vështirë.

Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar zjarrin ndërsa në një terren të vështirë dhe po punojnë për fikjen e tij. 

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh./tvklan.al