Emma Morano është gruaja më e moshuar në botë.

“Jam 116 vjeç dhe në fund të muajit në datën 27 nëntor do jem 117”, u shpreh Emma.

Sekreti i jetëgjatësisë thotë ajo janë vezët.“Ha dy vezë në ditë dhe biskota gjithashtu”, tha ajo.

Doktori i saj thotë ajo nuk ka kurrë fruta ose perime.

“Kur e takova ishte duke ngrënë tre vezë. Dy të paskuqura dhe një omeletë. Ajo ha gjithmonë të njëjtat gjëra”, tha doktori i saj.

Por ka diçka që asaj i mungon…

“Nuk kam më zë dhe më mungon. Dikur kam pasur një zë mjaft të bukur. E di që jam e moshuar. Unë kam lindur në vitin 1899”, tha gruaja më e moshuar në botë./tvklan.al