Florian Marku do të sfidojë të shtunën Maxim Prodan për brezin e kampionit në International Boxing Federation.

Dueli mes të dyve është ndezur që ditën e sotme në konferencën e prezantimit. Dy boksierët kanë ofenduar njëri-tjetrin dhe kjo e ka bërë Markun më shumë gjaknxehtë.

Ai është ngritur në tavolinën e prezantimit gati për t’u zënë me Prodan. Në momentin që ai u nis për te kundërshtari ndërhynë rojat e sigurisë që bënë të mundur largimin e tij nga salla.

“Me ndihmën e Zotit do ta rrëzoj knock out dhe do t’i flas kur të jetë pa ndjenja. Mund të luftojmë këtu nëse do. Le të duelojmë këtu. Hajde, luftojmë këtu. Mendon se jam se të tjerët, do ta shohësh të shtunën”, tha Marku ndërkohë që nuk i la pas ofendimet ndaj boksierit rumun.

“Në vendin tim do ta çoja për të më blerë patatina, ja çfarë lloj tipi është ai. Do t’ia tregoj të gjitha të shtunën. Nuk është ndeshur me asnjë si puna”, shtoi më tej Marku.

Sfida mes Markut dhe Prodan do të mbahet të shtunën në stadiumin e Tottenham, përballë dhjetëra mijë spektatorëve. Të dy nuk kanë asnjë humbje në boksin profesionist./tvklan.al