Dhjetë pasagjerë të linjës së fluturimit Athinë-Filadelfia të ditës së shtunë kanë mbetur të plagosur. Mediat greke dhe amerikane raportojnë se aeroplani “American Airlines” me 287 persona në bord hasi në turbulenca të forta dhe për pasojë humbi lartësi.

Disa video janë publikuar në rrjetet sociale që tregojnë çastet nga momentet e tmerrit. Udhëtarët rrëzoheshin e përplaseshin me njëri tjetrin, valixhe dhe sende të tjera rrëzoheshin mbi kokat e tyre.

Mediat amerikanë thonë se 3 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit u dërguan në spital. Megjithatë, ata nuk kanë lëndime serioze. Kanë qenë momentet para se aeroplani të ulej në pistë. Aeroplani hasi në turbulenca dhe papritur pësoi një humbje të madhe lartësie.

Nuk pati asnjë paralajmërim. Papritur avioni hasi në vakancë ajri dhe pësoi rënie. Ishte e frikshme. Turbulencat ishin një çmenduri. Pashë një grua dhe një anëtar të ekuipazhit të rrëzoheshin keq në dysheme”,

ka shkruar një Twitter një gazetare, e cila ka qenë udhëtare në këtë avion.

/tvklan.al