Një masiv shkëmbor është shkëputur nga një shpat mali në fshatin Bondo të Zvicrës. Autoritetet thonë se 8 persona rezultojnë të zhdukur nga kjo fatkeqësi.

Ndërkohë 100 banorë të tjerë të këtij fshati u evakuuan deri në normalizimin e situatës. Pamjet tregojnë se si masivi shkëmbor ka zënë rrugën kryesore të fshatit zviceran. Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, thonë mediat vendase.

Në mesin e 8 personave të zhdukur janë gjermanë, austriakë dhe zviceranë.

/tvklan.al