Gjykata e Zakynthos në Greqi e la në burg deri në përfundim të hetimeve, djalin shqiptar që vrau babain e tij 70-vjeçar. Ai shoqërohej nga avokati i tij, i cili shpjegoi se 26-vjeçari Aleks ishte abuzuar seksualisht nga babai i tij kur ishte i vogël. Po kështu edhe vëllai dhe motra e tij nga ana e babait, ishin abuzuar prej 70-vjeçarit. Vet shqiptari ka pranuar të gjithë krimin dhe ka sqaruar me detaje motivet që e shtynë të vriste të atin.

Por, ajo që ra në sy ishte mbështetja që i dhanë qytetarët. Jashtë gjykatës ishin mbledhur turma të mëdha njerëzish, të cilët pritën me duartrokitje 26-vjeçarin kur mbërriti me pranga në duar. Ata e puthnin dhe e përqafonin.

Kurse njerku i djalit shqiptar, tha se është krenar për guximin që ka treguar.

“Aleksin e kam si fëmijën tim, punonim edhe bashkë. Do të më mungojë. Shkoi deri në pikën sa vrau babain e vet sepse ishte abuzuar seksualisht prej tij dhe kishte keqtrajtuar motrën dhe vëllain e tij. Ai e vrau që të shpëtonin vëllai dhe motra e vogël. Unë jam krenar për këtë djalë, shpëtoi motrën dhe vëllain nga torturat e babait të tij

“, tha njerku i 26-vjeçarit.

26-vjeçari Aleksi, me origjinë shqiptare, vrau me çifte babain e tij një javë më parë. Hetuesve u tha se kur ishte në moshë të vogël, i ati kishte abuzuar seksualisht me të. Kurse kohët e fundit kishte mësuar që edhe motra e vëllai i tij i vogël që i ka nga ana e babait, abuzoheshin seksualisht prej tij.

Aleksi ishte djali i dytë i 70-vjeçarit të ndjerë. Babai ishte martuar tre herë, kurse Aleksi kishte ardhur në jetë nga martesa e dytë. E ëma e Aleksit u divorcua prej tij dhe u martua sërish. Kurse 70-vjeçari u martua për herë të tretë, por pas disa vitesh gruaja i vdiq nga një sëmundje. Nga martesa e tij e tretë, erdhën në jetë një djalë dhe një vajzë, 7 dhe 9 vjeç, të cilët janë vëllai dhe motra e Aleksit nga ana e babait.

U trondita një ditë kur mësova se motra ime 9-vjeçare ankohej se ndjente dhimbje në organet e saj gjenitale. Dhe pastaj mendova se do të bënte të njëjtën edhe me atë. Që atëherë unë vendosa se ky përbindësh nuk duhet të jetonte më që mos të bëjë vëllain e motrën time të vuajnë. Ishte thjesht çështje kohe që ta vrisja

“,

kishte deklaruar në polici 26-vjeçari shqiptar

. /tvklan.al