Mercedes do lançojë këtë javë makinën e re luksoze të linjës Maybach në eventin e makinave në Los Angeles.

Krijuesi gjerman i makinave lëshoi një klip ngacmues të hënën të Mercedes-Maybach S 650 të ri, makina e dytë e kësaj linje me pseudonimin Maybach i cili u “ringjall” këtë vit superior pas një pauze të shkurtër.

Mercedes riktheu emrin e linjës tepër luksoze me sedan S-Classin e vet, Mercedes-Maybach S600, në fillim të këtij viti.

Gjithashtu Mercedes u mburr me konceptin e vazhdimit të emrit Maybach me Mercedes Maybach 6 në gusht. Cabrioleta e mrekullueshme në ngjyrë të kuqe është po aq mahnitëse sa edhe koncepti Vision 5 metra i gjatë.

Ne mund të kapim pjesë nga klipi, se Cabrioleta e re do jetë kater-vendëshe. Emri nënkupton se Cabrioleta S650 do ofrojë më shumë se sedan S600, i cili e mori emrin nga motori i tij 6.0-litërsh, V-12 që ka 523 kuaj-fuqi./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”63″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” ajax_pagination=”1″ maximum_entity_count=”500″]