Shumë nuk do të guxonin t’i afroheshin një gjarpri mbi 4 metra të gjatë dhe rreth 22 kilogramë, por ky nuk është rasti i këtij burri nga Britania.

49 – vjeçari Karl Davies u kafshua nga një piton teksa ndodhej në Hong Kong dhe pasi mori mjekimin e nevojshëm, vendosi që të rikthehej në vendngjarje për t’u hakmarrë ndaj zvarranikut gjigand.

Biznesmeni britanik qëndroi për 6 orë në spital, pasi gjapri e kafshoi në këmbë dhe u përpoq që të mbështillej rreth tij.

Ai luftoi me zvarranikun dhe arriti që të shpëtonte.

Pavarësisht rrezikut që iu kanos, babai i dy fëmijëve kontaktoi me ekspertin për kapjen e gjarpërinjëve, Dave Willott, i cili jetonte aty pranë dhe u rikthye në vendin ku u sulmua.

https://www.youtube.com//embed/SrcQq04pqdQ

Ata e gjetën pitonin në të njëjtin vend, e kapën nga koka dhe e futën në një thes.

Më pas e mbajtën në krahë për gati 2 milje, derisa mbërritën në stacionin më të afërt policor.

Pitonët janë grabitqarët më të mëdhenj në Hong Kong dhe mbrohen me ligj. Gjarpërinjtë e kapur, zakonisht lëshohen sërish në zona pyjore.

Një zyrtar në Hong Kong, siç shkruan “DailyMail”, tha se pitoni i kapur nga biznesmeni britanik po monitorohej nga një qendër kafshësh.

Ai shpjegoi se ekspertët nuk kanë vendosur ende nëse do ta lenë sërish të lirë për shkak të sigurisë të njerëzve./tvklan.al