Një 27-vjeçar shqiptar dhe një 36-vjeçar maqedonas që banonin në Bari, janë dëbuar nga Italia si masë parandaluese ndaj terrorizmit.

Ministria e Brendshme e Italisë ka deklaruar se shqiptari dhe maqedonasi mbanin marrëdhënie të ngushta në rrjete sociale me një maroken të dyshuar si radikal islamik.

Nga hetimet  e mëtejshme, autoritetet italiane kishin zbuluar se ata kishin lidhje me predikues të tjerë radikalë të arrestuar më parë në Kosovë. Për këto arsye, 27-vjeçari shqiptar dhe 36-vjeçari maqedonas u dëbuan nga Italia dhe u nisën me avion drejt vendeve të tyre përkatëse.

Gjatë vitit 2017, Italia ka dëbuar nga vendi 89 shtetas të huaj të cilët dyshoheshin se kishin tendenca ekstremiste.

/tvklan.al