“Video games”, kënga më e bukur e dekadës



“Video games”, kënga më e bukur e dekadës

08:20 19/10/2019

 Lana del Rey vlerësohet nga “Q Awards” në Londër

Kënga me e bukur e dekadës së fundit është “Video games” e Lana del Ray. Çmimi u dha nga ‘Q Awards’ në  Londër.

E publikuar në 2011, balada fillmisht u refuzua nga dhjetra shtëpi diskografike, me argumentin se ishte shumë e gjatë dhe për pasojë e lodhshme për t’u dëgjuar në radio.

Por, 4 minutat dhe 45 sekondat romantike përhumbëse që të çojnë në tjetër gjendje, u bënë shpejt hit botëror.

Vetë Lana ndihet e nderuar, edhe pse nuk ishte e pranishme për të tërhequr çmimin.

Jam shumë e nderuar me këtë çmim, kjo është një ëndërr, ju falenderoj shumë për mbështetjen.

Tv Klan



Të ngjashme