Gent Bejko prej disa kohësh është zhvendosur në Kanada së bashku me familjen e tij nga ku po përpiqet të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

“Jo vetëm modë”, bën me dije se Bejko ka hapur një galeri artesh së bashku me disa miq shqiptar ku përveç ekspozimit të pikturave kanë edhe ambiene aktrimi.

“Mother”, është filmi i shumëpërfolur ku aktori Gent Bejko flet shqip. Aktori ka rrëfyer eksperiencën e tij hollivudiane për “Jo vetëm modë”.

“Vendimi për të folur shqip në film ishte i regjizorit i cili më la një batutë shqip dhe një anglisht. Në film dëgjohen shumë gjuhë të botës dhe regjizori u bë kurioz dhe menduam pse të mos ishte edhe një pjesë shqip. Ajo që më ka lënë mbresë ka qenë fakti që gjatë xhirimeve mund të shikoje një produksion gjigand, ku në një fushë nga asgjëja ndërtohet një shtëpi e viteve 70 për të xhiruar skenat e ditës dhe ta shikosh po këtë shtëpi të ndërtuar në një studio supergjigande ku edhe një kamion mund të të duket lodër, është madhëstia e një produksioni holliudian ku njerëzit janë në morinë e lëvizjes dhe gjithçka është në perfeksion. Unë kam kaluar 5 audicione. Takimi me Darren ishte shumë i veçantë, pasi ai realizonte takime 15-20 minuta dhe fraza e tij ishte: Nuk mund të rrija pa të takuar personalisht. Dhe unë s’mund ta kaloja pa bërë humor dhe thash: Jam kaq i famshëm edhe këtu? Dhe ne qeshëm të dy”, tha Bejko.

/tvklan.al