Video/ Gjesti i ish-Presidentit Bush pushton internetin



Video/ Gjesti i ish-Presidentit Bush pushton internetin

22:41 02/09/2018

Ish-presidenti Xhorxh W.Bush është filmuar nga kamerat duke i kaluar disa karamele ish zonjës së parë Michele Obama, gjatë funeralit të Senatorit John McCain.

Ndërsa qëndronin të ulur në një nga rreshtat e parë, Bush u pa duke marrë karamele nga gruaja e tij Laura Bush.

Presidenti i 43-të më pas në mënyrë diskrete i jep karamelet zonjës Obama e cila ishte ulur në të djathtën e tij, shkruan

Daily Mail

.

Ish zonja e parë shihet duke i thënë atij “faleminderit” pasi pranoi karamelet, ndërsa bashkëshorti i saj ish-Presidenti Barack Obama u hodhi atyre një shikim me tone dashamirësie.

Momenti i ëmbël ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, te njerëzit të cilët thonin se ky gjesti përfaqësonte një kohë kur civilizimi është në nivele më të larta se politika.

 “Të shihje Xhorxh Bush teksa i kalonte karamele Michele Obamës nga gruaja e tij Laura Bush, ndërsa përpiqej ta bënte në mënyrë diskrete, më jep besim në të ardhmen e Republikës sonë”

, shkroi një shtetas amerikan në Twitter./tvklan.al 


Të ngjashme