I pari që pa trupat e pajetë ishte gjyshi i autorit të masakrës, njëkohësisht dhe vëllai i Demir Zykaj që u vra së bashku me 7 pjesëtarë të familjes së tij  pasditen e së premtes.

Kujtim Zykaj tregon se kur doli nga shtëpia, nipi i tij, Ritvani i kishte thënë se do të shkonte të kulloste bagëtitë. Por vetëm pak minuta më pas ka dëgjuar të shtënat e automatikut të tij që po shuante 3 familje.

Ka kërkuar fillimisht në shtëpinë e të vëllait, nga ku vinin të shtënat, por më kot. Trupin e vëllait të vrarë dhe familjes së tij i gjeti në rrugë. E për këtë është ende i tronditur.

Pamja më e tmerrshme siç, tregon 72 – vjeçari, ishte në oborrin e shtëpisë së nipit të vogël, Besimit, të cilin vrasësi e kishte ekzekutuar së bashku me të shoqen dhe 2 fëmijët e tij, Sarën dhe Ledionin.

Kujtim Zykaj mohon që mes viktimës dhe familjes së vëllait të tij të kishte ndonjë konflikt të hapur. Ai, të paktën, nuk ka qenë në dijeni.

Tv Klan