Ai është një ndër grimierët më të njohur dhe të gjithë kanë parë transformimin që u bën personazheve më të famshëm në botë përmes punës së tij.

Këtë të shtunë, Mario ishte në “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga ku transformoi “live” Lefterien.

Gjatë emisionit grimieri nisi të grimonte një zonjë dhe në fund kur ai ktheu karrigen për të treguar ndryshimin që kishte bërë, në ekran u shfaq një vajzë e re me grim mjaft të rregullt dhe me linja shumë të mira.

Me shaka, grimieri tha se për të mësuar se si e bëri ai këtë transformim duhet të merrni pjesë në “Master Class” që do të organizojë së shpejti në Shqipëri.

/tvklan.al