Kur kalon rrugën duhet të kesh kujdes që të mos përplasesh me mjetet. Kështu na kanë mësuar prindërit të vegjël, por ky nuk është rasti për një grua në ishujt Kanarie në Spanjë.

Një çiklist u përplas me të pasi ajo donte të kalonte në rrugë ndërkohë që në të po zhvillohej një garë çiklistike. Incidenti ndodhi në një event të shtunën. Këmbësorja në fjalë tentoi të kalonte rrugën, por në të njëjtën kohë po vinte me shpejtësi një çiklist që po nxitonte drejt vijës së finishit.

Siç duket edhe në video, gruaja e kishte mendjen në celular dhe nuk e vuri re çiklistin. Ky i fundit u përpoq që të përfundojë sa më shpejt garën dhe e kishte të pamundur ngadalësimin.

Këmbësorja u rrëzua në tokë, celulari i ra nga duart. Po ashtu edhe çiklisti nuk mundi që ta përfundojë garën. Mediat vendase kanë raportuar se çiklisti ka pësuar disa dëmtime të lehta në kokë dhe një humbje të përkohshme kujtese.

Nga përplasja, spektatorët kanë mbetur të shokuar./tvklan.al