Shkuan për iftar në një restoran, por ushqimi i shijshëm doli se nuk ishte dhe aq i sigurt.

Kështu, dhjetëra qytetarë të Gjilanit u detyruan të kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të helmimit.

Për rastin është njoftuar edhe policia. Ndërkohë kryeprokurori i prokurorisë themelore në Gjilan, Jetish Maloku i tha Klan Kosovës përmes telefonit se për një afat të pacaktuar, kanë ndërprerë punën në kuzhinën e restorantit “Garden”.

Pronarët e restoranti kanë pranuar të flasin para kamerës./KlanKosova