Këto pamje rrëqethëse vijnë nga Rusia, ku pjesëtarët e një familjeje hidhen nga kati i pestë i një pallati, pasi apartamenti i tyre ishte përfshirë nga flakët.

Zjarri kishte pushtuar banesën dhe familjarët nuk kishin asnjë rrugëdalje tjetër përveç dritares. Ndërsa në tokë ishin mbledhur dhjetëra persona që u bënin thirrje të hidheshin.

E para që mori guximin të hidhej ishte vajza e vogël e familjes, e cila fluturoi nga kati i pestë dhe mbërriti shëndoshë në tokë ku u prit nga njerëzit poshtë. Më pas u hodhën me radhë fëmija tjetër i familjes, nëna e në fund babai.

Fatmirësisht, ngjarja tragjike përfundoi pa pasoja të rënda për 4 familjarët. E intervistuar nga mediat, gruaja Elena, tha se flakët u përhapën shumë shpejt në shtëpi dhe nuk patën asnjë mundësi të reagonin.

TV KLAN